FITORJA

Rashiti: Komuna e Kllokotit ka resurse të mëdha natyrore

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Hasan Rashiti, nënkryetar i komunës së Kllokotit thotë se komuna e Kllokotit, ka resurse të mëdha natyrore, si ujin mineral dhe termal, tokën me bonitet të lartë, por edhe mundësi tjera që mundësojnë investime ku mund të përfitojnë bizneset dhe qytetarët.

Komuna e Kllokotit ka inkurajuar bizneset që të investojnë përmes partneritetit publiko –privat. Përfaqësuesit e Komunës së Kllokotit, bizneseve, shoqërisë civile si dhe përfaqësuesit e departamentit për partneritet publiko – privat të Ministrisë së Financave të Kosovës, janë pajtuar se realizimi i projekteve përmes partneritet publiko privat, është një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të komunës së Kllokotit.

Hasan Rashiti, nënkryetar i komunës së Kllokotit thotë se komuna e Kllokotit, ka resurse të mëdha natyrore, si ujin mineral dhe termal, tokën me bonitet të lartë, por edhe mundësi tjera që mundësojnë investime ku mund të përfitojnë bizneset dhe qytetarët

Këto komente Rashit i ka bërë në një debat me temën “Partneriteti Publiko –Privat –mundësitë dhe sfidat” , të organizuar nga OJQ “Elita” në Viti, në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit dhe në përkrahje të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Pjesëmarrësit e debatit kanë vlerësuar se Komuna e Kllokotit, ka potencial për realizimin e projekteve përmes partneritetit publiko – privat, pasi si komunë e re ka pasuri të mëdha natyrore.

UBT

Kryetari i komunës, Sreçko Spasiq, pasi ka vlerësuar lartë organizimin e kësaj tryeze, ka theksuar se kjo tryezë është një mundësi e mirë që komuna bashkërisht me bizneset të diskutoi mundësinë e investimeve të përbashkëta ku mund të përfitojnë qytetarët.

Ai ka thënë se pasuritë që ka komuna e Kllokotit, janë një mundësi e mirë për iniciativa të përbashkëta në realizimin e projekteve ku përfitojnë qytetarët.

Mustafë Hasani, zyrtar i departamenti për PPP në Ministrinë e Financave, ka thënë se Kosova tani më e ka të rregulluar me ligj mundësinë e investimeve përmes partneritetit publiko – privat, dhe se për këtë qëllim është themeluar edhe departamenti i veçantë që u ndihmon komunave për të realizuar projekte përmes këtij partneriteti.

Ai ka thënë se edhe pse partneriteti publiko – privat është diçka e re në Kosovë, deri më tani janë realizuar shumë projekte që kanë rezultuar edhe si të suksesshme.

Ai ka inkurajuar bizneset që të marrin iniciativa për projekte të tilla, pasi sipas tij kjo është mundësi shumë e mirë që krahas profitit, qytetarëve t`iu ofrohen shërbime Afaristët dhe përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në komunën e Kllokotit, kanë thënë se janë të interesuar që të realizojnë projekte përmes PPP, por paraprakisht komuna duhet të identifikoi fushat në të cilat mund të realizohen këto projekte si dhe pronat ku mund të realizohen projektet e tilla, njofton për rajonipress, Aziz Zuka, zëdhënës i komunës së Kllokotit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.