Mobi Casa

Rashiti: Komuna e Gjilanit nuk është kualifikuar për grant të performancës për vitin 2021

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Kjo si rezultat i raportit negativ të Auditorit Gjeneral të Kosovës, të cilin e diskutuam bashkë me OSBE dhe zyrën e Auditorit Gjeneral të Kosovës ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Opinioni i kualifikuar i raportit të auditimit për vitin 2021, e ka përjashtuar komunën e Gjilanit nga mundësia për të aplikuar në grantin e performancës për komunat e Kosovës, ku janë ndarë rreth 8 milion euro për 6 komunat tjera që i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për aplikim, e që do të jenë përfituese në vitin e ardhshëm.

Ne si qeverisje komunale, tani kemi marr masa sipas planit të veprimit për 14 të gjeturat negative në raportin e auditimit për vitin 2021, si dhe rekomandimet e dalura nga ky raport.

Eco Higjiena

Sipas vlerësimit të institucioneve tona komunale, deri tani kemi zbatuar plotësisht 7 nga 14 të gjeturat e auditorit, pjesërisht janë zbatuar 4 rekomandime dhe 3 rekomandime tjera ende nuk janë zbatuar, por për të cilat së fundi kemi bërë angazhime dhe veprime për të zbatuar edhe këto rekomandime.

Ne jemi të përkushtuar që buxheti i komunës së Gjilanit të shpenzohet vetëm sipas ligjit të financave publike dhe udhëzimeve administrative. Nuk do të lejojmë e as përsërisim shkeljet e shumta ligjore e procedurale, në shpenzimin e parasë publike.

Sepse është e vetmja rrugë që mund të krijojë stabilitet financiar në komunën e Gjilanit në vitet të vijim dhe të kemi mundësi aplikimi për grant të performancës për vitin 2022 e tutje./rajonipress/