UBT

Rashiti: Komuna e Gjilanit është e para në realizimin e buxhetit për investime kapitale

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Deri më sot kur ishte afati ligjor për zotimin e mjeteve për shpenzim të investimeve kapitale, nga grantet e qeverisë, komuna e Gjilanit ka realizuar 100% zotimet, ndërsa janë shpenzuar 96% e buxhetit të planifikuar, e që deri më 24 dhjetor kur është dita e fundit e pagesave, ne do të realizojmë 100% të buxhetit për investime kapitale ka shkruar Riad Rashiti.

KKVITI

“Jashtëzakonisht mirë qëndrojmë dhe me realizimin e të hyrave vetanake, kemi tejkalime të planifikimit buxhetor dhe rritje të konsiderueshme në krahasim me vitet e kaluara.
Me menaxhimin e mirë dhe profesionalizmin e stafit të drejtorisë për buxhet dhe financa, rezultatet janë të pamohueshme” ka thënë Rashiti./rajonipress/