RCCOLA

Rashiti: Koalicioni LDK – AAK i ka sjellur Gjilanit kaosin institucional

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Riad Rashiti këshilltar komunal e ka kritikuar raportin e Lutfi Hazirit duke thënë se për ne ky raport nuk ka përmbajtje cilësore dhe më tepër është kozmetikë. Koalicioni i juaji LDK – AAK i ka sjellë Gjilanit kaosin e viteve 2006-2007. Kemi degradim institucional në shumë fusha.

Riad Rashiti tha se pjesërisht ka të mira në raportin e Hazirit. “Janë tri shtylla për diskutim. Problemet nuk u përmenden fare, investimet nuk qëndrojnë. Për ne ky raport nuk ka përmbajtje cilësore, flet vetëm sa për t`i mbuluar shpenzimet kjo komunë. Nuk u tha se cili projekt është i vetëm i Lutfi Hazirit sepse të gjithë shiritat e prerë deri tani janë të ish qeverisjes komunale. Në raport nuk janë paraqitur sfidat, pengesat”.

Rashiti ka hedhur akuza të mëdha rreth koalicionit LDK – AAK, i cili koalicion tashmë po kundërshtohet fuqishëm edhe nga një pjesë e LDK-së në Gjilan. “Ky koalicion i juaji i ka sjellë Gjilanit kaosin e viteve 2006-2007. Kemi degradim institucional në shumë fusha. Ky koalicion nuk e ka përkrahjen e një pjese të LDK-së sepse po e shohin se ka degradim e rrënim funksional e normal të institucioneve”.

Eco Higjiena

Rashiti tha se nga aspekti ligjor keni shumë aktakuza sepse janë ngritur ndaj drejtorëve tuaj. “Pse ende nuk keni ndërmarrë masa disiplinore ndaj Valon Shefkiut. Ka aktakuzë edhe ndaj anëtarit të bordit të aksionerëve i cili ka konflikt ligjor në atë kompani. Keni emëruar njerëz të papërgjegjshëm. Agjencioni kundër korrupsionit ju ka anuluar gjashtë tender, ndërsa ju flisni për progres”.

Rashiti ka ironizuar duke thënë se për dy vite janë ngritur disa aktakuza. “Kjo qeverisje e juaj i ka zhytur shumë fellë duart në ndërtimet pa leje. Kjo dukuri shkatërruese po e degradon qytetin kurse ju po heshtni. Kemi anarki dhe ka shumë pak progres, keni dështuar tek investimet” tha Rashiti./rajonipress/