FITORJA

Rashiti: Kam një vizion të qartë për një Gjilan të zhvilluar, të pastër, funksional dhe me shërbime cilësore për qytetarët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Riad Rashiti thotë se do t`i fitojë zgjedhjet lokale në Gjilan sepse përfaqëson një model tjetër të lidershipit komunal të përgatitur, të ndershëm dhe me përvojë të dëshmuar. Unë kam dëshmuar se jam bashkëpunues, i hapur për dialog dhe larg çdo inati apo ndarjeje politike. Kam një vizion të qartë për një Gjilan të zhvilluar, të pastër, funksional dhe me shërbime cilësore për qytetarët.

Riad Rashiti kandidat për kryetar komune nga radhët e PDK-së, ka një karrierë të gjatë në shërbimin publik lokal, me eksperiencë në menaxhim dhe qeverisje komunale, dhe me përgatitje të lartë profesionale në fushën e menaxhimit financiar.

Puna e tij gjithmonë është karakterizuar nga ndershmëria, transparenca dhe përkushtimi ndaj qytetarëve. Asnjëherë nuk ka qenë pjesë e aferave apo skandaleve, dhe asnjëherë nuk ka ndërtuar karrierë mbi nepotizëm apo favorizime politike.

UBT

Riad Rashiti për rajonipress thotë se ka dëshmuar se është bashkëpunues, i hapur për dialog dhe larg çdo inati apo ndarjeje politike. Kam një vizion të qartë për një Gjilan të zhvilluar, të pastër, funksional dhe me shërbime cilësore për qytetarët.

Rashiti ka akuza të shumta për Alban Hysenin.

“Gjilani ka humbur besimin, jo vetëm në qeverisje, por edhe në mundësinë për të ecur përpara. Në zgjedhjet e 12 tetorit, qytetarët e Gjilanit nuk duhet të lejojnë vazhdimin e kësaj gjendjeje dëshpëruese. Gjilani meriton më shumë. Meriton një qeverisje me duar të pastra, me vizion të qartë dhe me vullnet real për të ndërtuar.
Albani Hyseni ka pasur mundësinë, por e ka dështuar rëndë. Në vend që ta çojë Gjilanin përpara, ai ka zhytur komunën në krizë dhe bllokadë institucionale. Ka dështuar pothuajse në secilin projekt kapital në infrastrukturë, ndërkohë që qytetarët jetojnë çdo ditë me rrugë të shkatërruara, mungesë ndriçimi, papastërti dhe stagnim total zhvillimor.
Qeverisja e tij ka qenë e mbyllur, arrogante dhe autoritare, duke refuzuar bashkëpunimin me asamblenë komunale dhe duke e kthyer institucionin në një çerdhe të përzgjedhjeve politike dhe familjare.
Dhjetëra punësime familjare dhe aferat e nepotizmit janë dëshmi e qartë e kapjes së pushtetit lokal për interesa të ngushta. Për më tepër, janë evidentuar keqpërdorime të mëdha të buxhetit komunal, ndërsa transparenca dhe llogaridhënia janë zbehur deri në mosqenie” tha Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.