Eko Higjiena

Rashiti: Izmi Zeka dëmtuesi më i madh i PDK-së në Gjilan

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Izmi Zeka njihet për sjelljet e tija dhe veprimet që i ka bërë krejt në dëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan thotë Riad Rashiti.

Sipas Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan Izmi Zeka nuk ka respektuar qëndrimin e Grupit të Këshilltarëve të Kuvendit Komunal dhe ata shprehin shqetësimin e tyre lidhur me veprimet e tija që po bëhen vazhdimisht në dëm të partisë.

Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja thotë se Izmi Zeka ditën e seancës solemne të Kuvendit Komunal më 24 dhjetor, ka thirrur takimin e Grupit të Këshilltarëve Komunal për të zgjedhur shefin e Grupit ndërsa ka propozuar që anëtarët për komitete të KK Gjilan t`i zgjedhë kryesia e degës, mirëpo pas diskutimeve në këtë takim të gjithë Këshilltarët Komunal, përpos tij, u pajtuan dhe morën qëndrim që në takimin e radhës të Grupit të Këshilltarëve Komunal, të diskutohen, vlerësohen dhe propozohen kandidatët për shef të grupit dhe për anëtarët tjerë të komiteteve të Kuvendit Komunal, e të cilat propozime t`i dërgohen për miratim kryesisë së degës ka thënë Riad Rashiti.

Mirëpo ai nuk ka respektuar këtë qëndrim të Grupit të Këshilltarëve të PDK-së dhe e ka ftuar takimin e Kryesisë së Degës për të zgjedhur shefin e grupit, poashtu ai në këtë takim nuk e ka njoftuar dhe nuk e ka paraqitur drejtë qëndrimin e Grupit të Këshilltarëve, por ai ka sfiduar duke e sjellur Kryesinë e Degës së PDK-së para aktit të kryer.

Përveç kësaj, Izmi Zeka ka propozuar që të gjithë Këshilltarët të hyjnë në votim për shef të Grupit të Këshilltarëve Komunal pa miratimin nga ana e tyre, duke u deklaruar me arsyetimin se kinse të gjithë ata kanë shprehur ambicien që të përfaqësojnë grupin e këshilltarëve në Kuvendin Komunal, e që kjo nuk ka qëndruar absolutisht, por ai këtë e ka bërë për qëllime të caktuara dhe për interesa të ngushta të tij dhe të individëve të caktuar të cilët çdo here janë në shërbim për vetveten e tyre dhe aspak më gjerë. Kryetari aktual i degës njihet për sjelljet e tija dhe veprimet që i ka bërë krejt në dëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan

RCCOLA

Dhe në mungesë të shumicës së Këshilltarëve Komunal në këtë takim të mbajtur të Kryesisë së Degës, të cilët nuk janë ftuar që të jenë pjesë e këtij takimi dhe kësaj vendim marrje, në mënyrë që edhe ata të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre, së paku lidhur me gatishmërinë e tyre për të kandiduar apo jo për shef të grupit.

Andaj një pjesë e Këshilltarëve Komunal nuk pajtohen me veprimet e ulëta dhe të dëmshme të Kryetarit të Degës së PDK-së Izmi Zeka dhe me orientimin e gabuar të Kryesisë së Degës së PDK-së për anashkalimin që i është bërë shumicës së Këshilltarëve Komunal, poashtu nuk pajtohemi dhe me mënyrën e zgjedhjes së shefit të grupit, i cili menjëherë del me qëndrimet e tija personale para opinionit lidhur me atë se a do të ketë a po jo koalicion (sepse kjo çështje në asnjë moment nuk është diskutuar në PDK), dhe dihet mirë se këto qëndrime i merr dega e PDK-së në konsultim edhe me qendrën, e tek pastaj do të duhej që të dilej me qëndrim përmes zëdhënëses në emër të PDK-së.

Grupi i Këshilltarëve të PDK-së deklarohet se asnjëherë nuk do të lejojmë që për vendimet, për punën e Kuvendit Komunal të mos konsultohen dhe t`i merr dikush tjetër në emër të tyre, sepse për punën dhe angazhimin tonë në Kuvendin Komunal së pari ne i përgjigjemi qytetarëve të Gjilanit të cilët e kanë votuar PDK-në dhe neve në mesin e listës së kandidatëve për Këshilltar Komunal.

Puna dhe angazhimi i Këshilltarëve në Kuvendin Komunal nuk do të mund të pengohet nga ndikime të cilat e kanë dëmtuar rëndë PDK-në këto vitet e fundit. Ne do të respektojmë betimin të cilin e kemi dhënë dhe të mbrojmë interesat e qytetarëve të Gjilanit duke respektuar ligjet dhe rregulloret e Kuvendit Komunal, si dhe do të japim kontributin në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, do të mbrojmë dhe kujdesemi për punën e madhe të cilën PDK e ka bërë në qeverisjen e saj gjashtë vjeçare në komunën e Gjilanit ka thënë Rashiti./rajonipress/