HW

Rashiti: Ishin paraparë sanksione lidhur me iniciativën për zhbërjen e Speciales

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtim të Politikave Ballkanike duke komentuar zhvillimin e fundit që kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë vizën amerikane, ka thënë se ky është një lajm i mirë.

“Është lajm i mirë por nuk mjafton vetëm shkuarja në Lutjet e Mëngjesit. Urojmë të ketë vizita zyrtare në State Department së shpejti”.

Sipas Rashitit, zgjatja e procesit që kryeministri të pajiset me vizën për në SHBA ka qenë një sanksion, që ndërlidhet me iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Vizat dhe sanksionet tjera kanë qenë procesi i suspendimit të cilat kanë sjellë situata të palakmueshme për liderët. Është thënë troç, vizat janë suspenduar dhe janë paraparë sanksione të tjera për iniciativën për Dhomat e Specializuara dhe tani kemi kthim atje ku është dashur të jemi”, tha Rashiti, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ka qenë e konfirmuar dhe publike, ka qenë vendim i State Departamentit dhe shtetet e Kuintit (QUINT). Janë paraparë një numër sanksionesh për liderët edhe deputetët”, tha ai.

Megjithatë, sipas tij, tashmë ka ndryshime në marrëdhëniet e liderëve kosovarë me vendet ndërkombëtare mike.

ARKATANA

“Dëmi është bërë në marrëdhëniet e liderëve me Perëndimin, është krijuar mosbesimi i madh. Çështja e Dhomave të Specializuara është proces afatgjatë, së paku deri në vitin 2020 dhe ne duhet të kemi kujdes me diskursin dhe menaxhimin e këtij procesi, mos të krijojmë situata të palakmueshme”.

“Më mirë se sa me Ligjin për Dhomat e Specializuara, institucionet të merren me menaxhimin e procesit. Situata të palakmueshme nëse nuk menaxhohen, mund të kemi deri atëherë”.

Rashiti duke folur për dy temat më aktuale në vend, iniciativën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe Demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se mes këtyre dy çështjeve ka dallim thelbësor.

“Për Ligjin për Dhomat e Specializuara, për faktin se është bërë marrëveshje ndërkombëtare, shtetet mike nuk presin dhe nuk duan shkëputje dhe anashkalim të zotimeve ndërkombëtare”.

“Marrëveshja e Demarkacionit është tjetër, ka pas mosmarrëveshje nga fillimi dhe është çështje kryesisht e brendshme, të cilën nuk e besoj se ndërkombëtarët do të insistojnë”, tha Rashiti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.