Fundamenti

Rashiti : Haziri po merr nga dy paga nga buxheti i komunës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit e qeverisur nga Lutfi Haziri, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 shpenzoi mbi 34 mije euro për vizitat turistike të realizuara nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës. Sipas raportit financiar 6 mujor, Luta ka marr meditje për udhëtimet jashtë vendit 4,064.60 euro, që do të thotë se mesatarisht ka marr nga 677.10 euro pagë shtesë për çdo muaj thotë Riad Rashiti. Asnjë vizitë e vetme e kryetarit të komunës, nuk i ka sjellë asnjë ndonjë dobi komunës apo qytetarëve të Gjilanit.

Rashiti thotë se nga buxheti i varfër i komunës së Gjilanit, për këtë periudhë janë shpenzuar për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit 7,601 euro, për meditje të udhëtimit jashtë vendit 9,059 euro, akomodim dhe shpenzime tjera 307 euro. Mirëpo në këtë raport, nuk janë të paraqitura edhe shpenzimet aktuale që është duke i bërë Luta në SHBA, e të cilat kalojnë shumën e 7 mijë eurove si dhe vizitën e mëparshme në Gjermani që kalojnë shumën e mbi 10 mijë eurove.

Asnjë vizitë e vetme e kryetarit të komunës, nuk i ka sjellë asnjë ndonjë dobi komunës apo qytetarëve të Gjilanit. Numër i madh i vizitave të Lutës kanë të bëjnë me vizita që nuk kanë të bëjnë fare me qeverisjen komunale apo për interesin qytetarë, por ato janë vizita private dhe turistike që ai po i bënë tek miqtë e tij familjarë e shoqëror, por duke shpenzuar taksat që i paguajnë qytetarë në buxhetin komunal të Gjilanit.

Fundamenti

Kryetari i Gjilanit po vuan që nuk është pjesë e qeverisë së Republikës së Kosovës. Por ne me kohë kemi kërkuar nga Thaçi dhe Mustafa, kur është formuar koalicioni PDK-LDK në qendër, që t’ia bëjnë një vend në qeveri Lutfi Hazirit, në mënyrë që të shpëtojë Gjilani dhe mos të falimentojë. Sepse Lutës kurrë nuk i ka pëlqyer aspak Gjilani, atij i duket qytet shumë i vogël.

Me “vuajtjen” e Lutës po përballen edhe 90 mijë qytetarë të Gjilanit, një numër i madh i tyre do të vuajnë ende shumë me një qeverisje të drejtuar nga një kryetar i këtillë, çfarë sot e ka qyteti i Gjilanit ka thënë Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan nga radhët e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.