Fundamenti

Rashiti: Haziri po i përvetëson projektet e qeverisjes Mustafa

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nëse e analizojmë drejtë dhe mirë gjendjen e investimeve, shihet shumë qartë se gjatë këtij viti komuna e Gjilanit nuk ka qenë në gjendje asnjë projekt të vetëm t’a planifikojë, hartojë dhe të hulumtojë vetë dhe të gjejë mundësinë e financimit për t’a realizuar atë. Këto investime të cilat po ndodhin aktualisht sot në infrastrukturën rrugore, ujësjellës dhe kanalizime në Gjilan, janë vazhdimësi e punëve dhe procedurave të nisura nga fillimi i vitit 2013 dhe nuk ka të drejtë dhe nuk mundet aspak që kryetari i komunës Haziri t’i përvetësojë si të arritura të qeverisjes së tij thotë Riad Rashiti.

Opozita në Gjilan nuk pajtohet me vlerësimet e Lutfi Hazirit se në qeverisjen e tij kanë ndodhur investime të shumta. Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së thotë se këto investime janë të planifikuara, projektuara dhe realizuara në kohën e qeverisjes së Qemajl Mustafës raporton rajonipress.

“Në këtë vit komuna e Gjilanit ka rënie drastike të investimeve në infrastrukturë, zhvillim ekonomik, bujqësi, arsim dhe shëndetësi. Kjo gjendje është pasojë e inkasimit shumë të ulët nga të hyrat vetanake në buxhetin komunal, ku vetëm për këtë gjashtëmujor pritet që rreth 450 mijë euro të ketë më pak të hyra vetanake se sa është planifikimi i paraparë për këtë periudhë, poashtu efikasiteti shumë i dobët në punën e kësaj qeverisje lokale, ka bërë që shumë mundësi financiare nuk janë shfrytëzuar nga komuna e Gjilanit për të realizuar projekte të cilat kanë qenë të gatshme për t’u investuar” tha Rashiti..

Rashiti tha se nëse e analizojmë drejtë dhe mirë gjendjen e investimeve, shihet shumë qartë se gjatë këtij viti komuna e Gjilanit nuk ka qenë në gjendje asnjë projekt të vetëm t’a planifikojë, hartojë dhe të hulumtojë vetë dhe të gjejë mundësinë e financimit për t’a realizuar atë.”Këto investime të cilat po ndodhin aktualisht sot në infrastrukturën rrugore, ujësjellës dhe kanalizime në Gjilan, janë vazhdimësi e punëve dhe procedurave të nisura nga fillimi i vitit 2013 dhe nuk ka të drejtë dhe nuk mundet aspak që kryetari i komunës Haziri t’i përvetësojë si të arritura të qeverisjes së tij”.

Uji Dea

Ai e di fare mirë, që për të gjitha këto projekte të cilat po realizohen sot, janë hartuar nga komuna e Gjilanit në vitin 2012, janë nisur procedurat e prokurimit dhe janë gjetur fondet e financimit bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës në vitin 2013, ndërsa ato po ekzekutohen tani në vitin 2014 ka sqaruar Rashiti.

Sipas tij kryetari i komunës së Gjilanit do të duhej të shqetësohej me nivelin shumë të dobët të inkasimit të të hyrave vetanake, ku me këtë ritëm, deri në fund të vitit do të ketë rreth një milion euro më pak të hyra nga planifikimi i buxhetit të komunës. “Do të duhej të shqetësohej edhe me rritjen enorme të shpenzimeve të cilat po krijohen nga disa drejtori të komunës për mallra dhe shërbime. Është shumë e turpshme që të thuhet nga ana e kryetarit të komunës , se edhe më tutje shpenzimet në komunë janë në nivelin zero, ndërsa në realitet kemi rritje enorme të shpenzimeve në komunën e Gjilanit, e që janë të argumentuara këto shpenzime. Përndryshe kjo i bie që kryetari i komunës ose nuk është duke udhëhequr aspak me buxhetin e komunës, ose nuk është n’tok të zotit dhe nuk është kah din asgjë çka po ndodh rreth tij dhe qeverisjes së tij”.

Sikur mos të qëndronin këto që ne po i themi si opozitë në Gjilan, se kjo qeverisje nuk ka efikasitet në punë, nuk ka aspak nivel të mirë të inkasimit, ka rritje enorme të shpenzimeve në projektet e njëjta të krahasuara me vitet paraprake, ka keqpërdorime të tenderëve, ka shkelje ligjore dhe procedural të projekteve, atëherë kryetari Haziri nuk do të deklarohej se komunën e Gjilanit do të ketë riformatizim të qeverisjes lokale ka shtuar Rashiti.

“Kjo më së miri e dëshmon të vërtetën e opozitës dhe dëshmon të pavërtetat e shumta dhe të mëdha të kësaj qeverisje lokal, ku në vazhdimësi tjetër çka flet, tjetër çka mendon dhe tjetër çka punon dhe vepron” ka thënë Riad Rashiti këshilltar komunal nga radhët e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.