Uji Dea

Rashiti: Haziri i LDK-së totalisht i painformuar për komunën e tij

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Është totalisht joserioze që një kandidatë për kryetar të komunës të premtojë në fushatën e tij parazgjedhore diçka që tanimë ka ndodhur nga komuna e Gjilanit thotë në reagimin e tij Riad Rashiti drejtor i Zhvillimit Ekonomik Gjilan.

Në reagimin e tij kundër deklaratave të Lutfi Hazirit rreth taksave në tregun e gjelbër Riad Rashiti thotë se këtë të shtune (ditën e pazarit) kandidati i LDK-së vizitoi tregtarët në tregun e gjelbër të Gjilanit, ku i siguroi dhe i premtoi se do t`i ulë dhe do të ketë më pak taksa për tregtarët, ndërsa komuna e Gjilanit nga janari i këtij viti i ka hequr të gjitha taksat komunale për ta, pra nuk kanë fare taksa komunale ata, e kjo është Nocoment.

Gjithashtu ai nuk kishte aspak njohuri se sa biznese të regjistruara e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në tregun e gjelbër të qytetit, ndërsa fliste për mijëra.

Ndërkohë u kishte premtuar se me mjete vetanake do të investojë dhe ndërtojë tregun e gjelbër, e që kjo është e pamundur të bëhet, sepse nuk ka as teori që komuna t`i ndajë mbi 1 milion euro për këtë projekt, kushdo që do të qeverisë me komunën dhe buxhetin e saj në mandatin e ardhshëm.

FIDANISHTJA

Rashiti thotë se kandidati i LDK-së për Gjilanin nuk është ende i përgatitur për garën të cilën e ka nisur, i duhet shumë punë dhe mundi për të bërë, në mënyrë që t`i bind qytetarët për ta zgjedhur për pozitën e kryetarit të komunës të cilën e kishte braktisur në vitin 2006, për interesa të tija e jo për interesa të Kosovës apo të Gjilanit, sepse angazhimi dhe puna e tij që e ka bërë pastaj e ka dëshmuar këtë.

“Haziri kishte pozita shumë të rëndësishme në Qeveritë e Republikës së Kosovës, nga zv.Kryeministri, Ministri e Deputeti, por nuk dallohet për ndonjë të arritur për komunën e tij të cilën synon ta udhëheqë nëse e fiton garën zgjedhore. Gjilani nuk di ndonjë dobi nëse Haziri i ka sjellur komunës, ku përveç decentralizimit ai edhe e ka dëmtuar komunën e Gjilanit për dy vite sa qeveriste LDD-ja me komunën” ka thënë Rashiti.

Në rrugëtimin e tij politik nga Gjilan-Prishtinë-Vjenë, ai ka dhënë rezultate të njohura për secilin qytetarë të Gjilanit, me disa plusa, por dhe me plot minusa, një minus të gjatë deri të Komuna e Novobërdës, por e cila nuk është shumë larg sepse tani komuna e Novobërdës gjendet deri në brendësi të lagjes së Dardanisë.

Sot, Haziri nga pamundësia e tij që të qëndrojë aktiv në Prishtinë, nuk i ka mbetur tjetër pos që të shpresojë e të bëhet kryetar i komunës së Gjilanit. “Por si duket ka kaluar kohë e gjatë që është transferuar në Prishtinë dhe ende nuk është ambientuar me Gjilanin, ende nuk e ka të qartë se ku e ka lënë ai komunën kur ka ikur dhe ku është sot komuna e tij, ende nuk është informuar mirë me disa të arritura të komunës së tij, por kjo arsyetohet dhe duhet të kuptohet se edhe një qytetar i Gjilanit mund të mos jetë i informuar mirë për ndonjë komunë tjetër” ka shtuar Rashiti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.