Fundamenti

Rashiti: Gjilani në bllokadë, 12 milion euro më pak investime në vitin 2014

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit aktualisht gjatë këtij viti, realisht ka hyrë në bllokadë të investimeve, si pasojë e keq qeverisjes së Lutfi Hazirit, i cili gjatë tërë vitit është duke u marr me bllokun bllokues të Kosovës, kështu duke e bllokuar edhe komunën e Gjilanit. Ai aspak nuk është duke u marr me problemet dhe kërkesat e qytetarëve të komunës të cilën ai është duke e udhëhequr. Dhe shumicën e kohës ai po e kalon jashtë Gjilanit dhe jashtë Kosovës, e që këto vizita aspak nuk kanë të bëjnë me interes për komunën, por ndoshta për interesa të tij dhe partisë së tij mund të ketë ndonjë hair shprehet Riad Rashiti.

Riad Rashiti mendon se kjo qeverisje komunale pa zot shtëpie, ka një mungesë të programit zhvillimor, një mungesë të strategjisë për zhvillim ekonomik lokal dhe rajonal dhe ka shumë mungesa të ideve dhe angazhimeve për të vazhduar rrugën e zhvillimit të Gjilanit, e cila rrugë ishte nisur në vitin 2008 dhe kishte arritur me shumë suksese të investohen mbi 90 milion euro në projekte kapitale, për gjashtë vite të qeverisjes nga PDK. Edhe pse nuk ishin të mjaftueshme këto investime, duke pasur parasysh nevojat e shumta që kishte dhe ka sot qyteti dhe rajoni i Gjilanit.

“Pothuajse kaloi një vit i kësaj qeverisje komunale dhe indikatorët ekonomik tregojnë që gjatë këtij viti, komuna e Gjilanit humbi 12 milion euro investime në projekte kapitale, të cilat fare lehtë do të realizoheshin, sepse i kanë gjetur të përgatitura nga qeverisja e kaluar komunale në Gjilan. Pra vetëm është dashur që të mos bllokoheshin këto projekte nga kryetari i komunës Lutfi Haziri, i cili nuk dihet se për çfarë arsye i ka bllokuar këto investime për qytetarin e Gjilanit, duke penguar edhe hapjen e qindra vendeve të reja të punës”.

Rashiti tha se sipas raportit financiar të këtij viti 2014, kemi një mos realizim të konsiderueshëm të të hyrave vetanake nga shumica e drejtorive komunale në vlerë prej mbi gjysmë milion euro, si dhe nga mos realizimi i të hyrave nga PPP në vlerë prej mbi 1.5 milion euro. Çka do të thotë se kemi dy milion euro më pak të hyra vetanake, e të cilat po të realizoheshin do të ktheheshin ato mjete financiare në projekte kapitale dhe zhvillimore.

“Nga bllokimi i projekteve përmes PPP, gjatë këtij viti janë humbur shtatë milion euro investime në projekte kapitale. Ndërsa vetëm brenda dy viteve të kaluara në Gjilan janë realizuar me sukses tri projekte investive përmes modelit të PPP, në vlerë prej mbi 5 milion euro, duke sjellur edhe investimet e para të jashtme në Gjilan, duke krijuar vende të reja të punës dhe duke rritur të hyrat në buxhetin e komunës në vlerë prej mbi 1.5 milion euro” shtoj Rashiti.

Mobi Casa

Këshilltari i PDK-së thotë se kjo qeverisje i ka gjetur të gatshme, të hartuara dhe të përgatitura edhe 6 projekte të tjera në vlerë prej mbi 7 milion euro për investime përmes PPP, si: në Tregun e Gjelbër 1.5 milion, në Transportin Publik mbi një milion euro, në kompleksin e Shkollave të Mesme rreth një milion, në Projektin në Dardani një milion, Projekti te ish-Magjistralja mbi dy milion euro, në Projektin te Salla e Sporteve një milion euro investime.

“Për realizimin e këtyre projekteve dhe investimet, kanë shprehur gatishmëri mjaft investitorë privat për të investuar 100% kapitalin e tyre në këto projekte, ndërsa komuna e Gjilanit nuk ka pasur nevojë të shpenzojë asnjë euro nga buxheti i saj për këto projekte, por vetëm është dashur ti hapte rrugë investimeve dhe mos ti bllokonte ashtu siç ka vepruar. Sepse me këto veprime të qeverisjes komunale dhe me këtë qasje negative, janë humbur mbi 12 milion investime gjatë këtij, e të cilat kanë ndikuar edhe në mos krijimin e qindra vendeve të reja të punës dhe në mos rritjen e buxhetit komunal, e në këtë rast mos realizimin e planifikuara të buxhetit për vitin 2014”.

Poashtu për shkak angazhimit të kryetarit të komunës Lutfi Haziri, në bllokun bllokues të Kosovës, i ka pamundësuar komunës së Gjilanit, që përmes ri-shikimit të buxhetit të Kosovës, të përfitonte buxhet shtesë, ashtu sikurse viteve të kaluara, ku komunës së Gjilanit i janë ndarë nga 2.5 deri në tre milion euro buxhet shtesë për projekte kapitale, ndërsa gjatë këtij viti zero euro ka përfituar komuna.

Rashiti thotë se premtimet për investime në Gjilan, nga LDK dhe Lutfi Haziri janë 100% të parealizueshme, sepse nuk ka aspak vullnet dhe angazhim serioz, që së paku për të filluar me ndonjë projekt të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët e Gjilanit.

“Kjo edhe është pritur nga qeverisja Haziri, i cili sikurse deri në vitin 2007, që asnjë projekt nuk ia kishte sjellur komunës së tij edhe pse ishte për tri vite zëvendës Kryeministër i Kosovës.Përveç kësaj, ne edhe më herët e kemi theksuar, se me këtë qasje të qeverisjes komunale, po rrezikohen edhe investimet nga grantet të cilat i janë ofruar komunës së Gjilanit. Kemi rastet kur nga muaji maj, kur janë ndarë donacionet për projekte dhe ende nuk kanë filluar realizimet e këtyre projekteve, si pasojë e joseriozitetit të institucioneve komunale” tha Riad Rashiti, anëtar i KK-së në Gjilan./rajonipress/