Hidromorava

Rashiti: Gjilani i ka ditët e numëruara për furnizim me ujë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ky problem kërkon trajtim serioz dhe urgjentë nga institucionet relevante dhe qendrore. Për këtë problem serioz të furnizimit me ujë, sigurisht që nuk është fajtor ngrohja globale, por papërgjegjësia institucionale. Pasi që deri më tani ende nuk kemi një studim për një zgjidhje të qëndrueshme. Shpresë e vetme mbetet lutja ndaj Zotit për të rënë shi ka thënë Riad Rashiti kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në Gjilan.

Statusi i plotë i Riad Rashiti

Uji Dea

Sot vizituam pendën e Përlepnicës nga e cila me ujë të pijshëm furnizohet qyteti i Gjilanit. Takuam menaxhmentin e KRU “Hidromorava”, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e të reshurave atmosferike. Ata deklaruan se jemi në fazën kritike të furnizimit sepse jemi shumë afër nivelit përcaktues të minimumit teknik të përdorimit të ujit të pijshëm, pra jemi në pikën e fundit para se të harxhohet tërësisht uji në pendë. Ky problem kërkon trajtim serioz dhe urgjentë nga institucionet relevante dhe qendrore. Për këtë problem serioz të furnizimit me ujë, sigurisht që nuk është fajtor ngrohja globale, por papërgjegjësia institucionale. Pasi që deri më tani ende nuk kemi një studim për një zgjidhje të qëndrueshme. Shpresë e vetme mbetet lutja ndaj Zotit për të rënë shi./rajonipress/