Mobi Casa

Rashiti: Gjilani është në mesin e komunave më të mira të Kosovës, që kanë bërë politika dhe veprime konkrete

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani është në mesin e komunave më të mira të Kosovës, që kanë bërë politika dhe veprime konkrete, që ndërlidhen me avancimin e barazisë gjinore, e në veçanti jemi të dalluar në planifikimin e buxhetit të përgjegjshëm gjinor, që për herë të parë si komunë e kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2023 dhe në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025 ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Nën organizimin e OSCE u mbajt punëtoria me temë ‘Prezantimi i praktikave të mira të qeverisjes së përgjegjshme gjinore’.

Fundamenti

Gjilani është në mesin e komunave më të mira të Kosovës, që kanë bërë politika dhe veprime konkrete, që ndërlidhen me avancimin e barazisë gjinore, e në veçanti jemi të dalluar në planifikimin e buxhetit të përgjegjshëm gjinor, që për herë të parë si komunë e kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2023 dhe në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025.

Në cilësinë e drejtorit për buxhet dhe financa, shpalosëm praktikat e mira qeverisëse të komunës tonë, duke prezantuar edhe planin e veprimit, projektet dhe aktivitetet tjera që janë pjesë angazhimeve tona për vitet në vijim.

Vetëm të barabartë në mes dy gjinive, mund të arrijmë rezultate e dëshiruara dhe me punë të përgjegjshme institucionale./rajonipress/