Rashiti: Entuziazmi nuk mungon, energjinë, përvojën e dijen e kemi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e takimeve me nëndegë e strukturë, sonte zhvilluam takimin tonë në fshatin Zhegër. Përherë është kënaqësi bashkëbisedimi me të rinjët e kësaj nëndege, sepse ne të gjithë jemi koshientë që Zhegra ka ndërtuar shumë e shumë figura intelektuale, patriotike e atdhetare ka shkruar Riad Rashiti.

Uji Dea

Me pjesëmarrësit e këtij takimi diskutuam rreth ardhjeve të reja në degë, zgjedhjeve në Rininë Demokratike e gjithashtu prezantuam edhe platformën digjitale për këto zgjedhje.
Si përherë entuziazmi nuk mungon, energjinë, përvojën e dijen e kemi, e me të gjitha këto komponente bashkë, ne mund të bëjmë më shumë ka shkruar Rashiti./rajonipress/