Mobi Casa

Rashiti: Disiplina e ashpër buxhetore është e vetmja mundësi për ta stabilizuar gjendjen financiare

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Gjendja financiare e trashëguar nga qeverisja e kaluar në Gjilan, është tejmase e rënduar dhe rrezikon realizimin e projekteve të planifikuara për vitin aktual, si dhe rrezikon funksionimin normal pothuajse në të gjithë sektorët e institucioneve komunale thotë për rajonipress Riad Rashiti drejtor për buxhet dhe financa.

Riad Rashiti është njëri nga kuadrot më të qëlluara në qeverisjen komunale, për shkak të anës profesionale dhe përgatitjes që ka dhe për guximin intelektual që ka treguar edhe në kohët e mëparshme.

Rashiti është drejtor për buxhet dhe financa ndërsa thotë se e ka marrë me shumë përgjegjësi dhe seriozitet për ta udhëhequr, menaxhuar këtë sektor të ndjeshëm.

UBT

“Obligimet e krijuara pa kontroll gjatë viteve të fundit nga komuna e Gjilanit, kanë tejkaluar shumën e mbi 11 milion euro të borxheve ndaj palëve. Si pasojë e vendimeve gjygjësore shumë palë përmes përmbaruesit kanë filluar procedurat për nxjerrjen e borxheve që ua ka komuna, kështu duke bllokuar edhe llogarit bankare të komunës, deri në shlyerjen e borxheve që ua ka komuna atyre palëve. Mirëpo, angazhimi ynë me kryetarin e komunës Alban Hyseni dhe ministrin e financave, përkohësisht janë zhbllokuar llogarit bankare të komunës. Por se, përsëri ekziston rreziku i vazhdueshëm nga veprimet e përmbaruesve, të cilët na detyrojnë që të bëjmë pagesën e borxheve enorme që janë krijuar e bartur nga keqmanxhimi i qeverisjes së kaluar” tha Rashiti.

Rashiti thotë se vetëm disiplina e ashpër buxhetore është e vetmja mundësi për ta stabilizuar gjendjen financiare në komunën e Gjilanit. “Në asnjë mënyrë nuk do të tolerojmë që edhe më tutje të ketë veprime në kundërshtim me procedurat ligjore, të cilat kanë ndodhur sistematikisht viteve të fundit, e që janë konstatuar dhe raportuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2020. Aktualisht janë duke u bërë njëkohësisht dy auditime të rregullta vjetore për vitin 2021 në drejtorinë për buxhet dhe financa, auditimi i brendshëm i komunës dhe auditimi nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në bazë të gjeturave, konstatimeve dhe rekomandimeve që do të dalin nga këto dy auditime, unë si drejtor i drejtorisë për buxhet dhe financa do të ndërmarrë urgjentisht të gjitha masat e nevojshme ligjore, për të vënë kontroll të plotë në zbatueshmërin e të gjitha procedurave për shpenzimet që realizohen nga buxheti i komunës së Gjilanit. Vetëm përmes kësaj qasje të re udhëheqëse me buxhet dhe financa, mund të shpresojmë dhe sigurojmë se mund të krijojmë një stabilitet në vitet e ardhshme” tha Rashiti./rajonipress/