FIDANISHTJA

Rashiti: Buxheti komunal për vitin 2023 duhet të miratohet nesër, kur është edhe afati i fundit ligjor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Përndryshe komuna e Gjilanit do të humb mbi 3,5 milion euro, pjesën e buxhetit të rritur për vitin 2023, ku pastaj rrezikohen shumë projekte dhe investime kapitale ka shkruar Riad Rashiti.

Aktualisht zyrtari dhe drejtori më i arsyeshëm dhe më vigjilent brenda qeverisjes komunale Riad Rashiti, ka dhënë një paralajmërim të frikshëm për nesër.

Uji Dea

“Buxheti komunal për vitin 2023 duhet të miratohet nesër, kur është edhe afati i fundit ligjor. Përndryshe komuna e Gjilanit do të humb mbi 3,5 milion euro, pjesën e buxhetit të rritur për vitin 2023, ku pastaj rrezikohen shumë projekte dhe investime kapitale” ka shkruar Riad Rashiti.

“I ftoj të gjitha subjektet politike dhe të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal në Gjilan, që të jenë pjesë aktive e punës dhe e funksionimit normal, të institucionit më të lartë në komunë. Duhet të gjithë së bashku të reflektojmë në këtë situatë, e cila është bërë pengesë për vendime të rëndësishme në asamblenë komunale. Vetëm me qasje konstruktive, bashkëpunim dhe koordinim në mes të gjitha subjektet politike, mund të ecim përpara drejtë zhvillimit dhe integrimit shoqëror. Inatet politike nuk duhet të shkojnë aq largë, sa për të ja humbur qytetarëve të Gjilanit miliona euro projekte zhvillimore. Qytetarët e Gjilanit kërkojnë punë dhe angazhim nga të gjithë ne pa përjashtim, për të përmirësuar infrastrukturën, jetën dhe mirëqenien e tyre, përmes investimeve në projekte të të gjitha fushave. Bashkë mund të bëjmë më shumë” ka nënvizuar Rashiti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.