Uji Dea

Rashiti: Anulohet seanca e Kuvendit Komunal, kaosi institucional në Gjilan vazhdon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë përgjegjësi institucionale, është anuluar sot seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për zgjedhjen e kryesuesit të KK. Një veprim tjetër që dëshmon qartë gjendjen e rëndë të kaosit dhe paralizës institucionale në komunën tonë ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Ndërkohë:

– Qindra punëtorë presin prej muajsh pagat e tyre;

– Mijëra nxënës mërdhihen nëpër shkollat e Gjilanit për shkak të mungesës së ngrohjes;

– Mijëra qytetarë nuk po marrin shërbimet bazike me kohë;

HW

– Dhjetëra projekte janë të bllokuara;

– Qindra probleme janë grumbulluar si pasojë e paaftësisë, papërgjegjësisë dhe dështimeve të kësaj qeverisjeje komunale.

E di dhe e kuptoj realitetin politik, por me keqardhje ua uroj “suksesin” të gjithë atyre që dhanë besimin që ky kaos, ky degradim dhe kjo papërgjegjësi të vazhdojnë edhe për katër vite të tjera në Gjilan.

Të pafajshmëve, qytetarëve që po e vuajnë çdo ditë këtë situatë, u uroj që sa më lehtë ta përballojnë edhe një periudhë tjetër të rëndë.

Duke besuar fuqishëm se më 28 dhjetor do të ketë reflektim qytetar dhe zë të arsyes në Gjilan.

Gjilani meriton më mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.