Hidromorava

Rashiq tregon mospajtimet me Kurtin për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka treguar se ka mospajtime me kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si duhet shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Rashiq tregoi se preferon mënyrën përmes dorëheqjeve të kryetarëve aktualë, ndërkaq Kurti dëshiron peticion. Ai tha i vlerëson përpjekjet e Kurtit “nga ana ligjore”, por tha se në anën tjetër, vetë është “më shumë lokalisht” dhe tha se sheh “nga këndi i bashkëqytetarëve tanë në veri”.

Ministri serb në Qeverinë e Kosovës tha se flet dhe takohet me Kurtin, duke treguar se si reagon kryeministri në disa raste.

“Ne flasim zakonisht, qoftë me mesazhe, qoftë kështu, takohemi, dhe normale që kam mirëkuptim me kryeministrin”, tha Rashiq.

“Por sikur që e ka teknika e komunikimit. Kur pajtohet, tregon. Kur nuk pajtohet, tregon po ashtu. Por e ka edhe atë pjesën kur nuk ka asnjë përgjigje. Nuk është as po as jo. Unë e shikoj nga këndi pozitiv, them: nuk ka thënë jo”, tha ndër tjerash ministri.

FIDANISHTJA

Ai pranoi se ndoshta heshtje e kryeministrit në disa raste, do të thotë “jo”.

“Prapë është vendimi i kryeministrit”, thotë Rashiq.

Rashiq e quajti “anti-serbe” Listën Serbe, duke thënë se ata do të mund ta pengojnë procesin e shkuarjes drejt zgjedhjeve të reja në veri.

“Shumica e qytetarëve në veri nuk e përkrahin politikën e Listës Serbe”, tha Rashiq në T7.

Po të kishte zgjedhje tash, Rashiq thotë se Lista Serbe do të mund të mos merrte pjesë dhe se do të mund të krijohej një lloj pluraliteti në atë pjesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.