RCCOLA

Rashiq: Nuk jam spiun i Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, nuk e fsheh urrejtjen që e ka ndaj kryetarit të Parteshit, emnakut Nenad Cvetkoviq, për arsyen e vetme siç thotë ai, se ky person është i zhytur në skandale të njëpasnjëshme dhe se qytetarët nuk e meritojnë një udhëheqësi të tillë. Por, Rashiq e mohon kategorikisht se është i përfshirë në kërcënimet ndaj tij.

Ministri i Punës është akuzuar nga një qytetar serb nga Pasjani me emër Zvonimir Kostiq, se ministri Rashiq bashkë me një serb tjetër kanë bërë presion ndaj tij që të punojë për strukturat paralele dhe ta rrëzojnë nga posti kryetarin e Parteshit, Nenad Cvetkoviqin.

Madje Kostiq këto akuza i ka shkruar me një letër me të cilën i është adresuar Qeverisë së Kosovës, Ambasadës Amerikane dhe përfaqësive të tjera diplomatike ndërkombëtare, në të cilën akuzon ministrin për shantazh dhe përfshirje në strukturat paralele serbe.

Pas tij, doli një tjetër serb, Ratko Popoviq nga Budriga e Poshtme e Parteshit, i cili ka shkuar në polici të Kosovës dhe ka thënë se ministri Rashiq është duke i bërë presion që ta sulmojë fizikisht kryetarin e Parteshit.

Eco Higjiena

Akuza këto që Rashiq jo vetëm që i quan të qëllimshme, por edhe qesharake.

Në një bisedë për gazetën “Zëri”, Rashiq nuk e ka mohuar se akuzat e tilla mund të vijnë edhe për shkak se ai është larguar nga partia e SLS-së, se publikisht ka folur për të këqijat që bën udhëheqësi i kësaj partie, Slobodan Petroviq, e edhe njerëzit e kësaj partie, siç është kryetari i Parteshit Cvetkoviq.

“Kurrë në jetën time nuk e kam takuar ndonjë person me emër Zvonimir Kostiq apo atë tjetrin, madje as rastësisht. Nuk dua të akuzoj me emra sepse janë organet e drejtësisë ato që duhet të hetojnë, por jam i sigurt se këta persona janë të shtyrë prej dikujt dhe nuk e mohoj se ka mundësi që gjitha këto të ndodhin edhe prej se unë jam larguar nga SLS”, tha Rashiq. /Zëri/