Uji Dea

Rashiq: Jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka deklaruar se është skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, pasi fajtor për këtë e sheh Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se nuk janë rrethanat sipas tij për këtë proces, duke thënë se pala negociatore e Serbisë në dialog është duke u munduar që këtë gjë mos ta lejojë.“Unë besoj në demokraci dhe kam dëshirë që të gjithë banorët serbë të veriut të marrinë pjesë në zgjedhje. Nuk e shoh që në këto momente është e mundshme mbajtja e zgjedhjeve. Përkundrazi, unë e shoh se nga aspekti i pushtetit në Beograd ose kryenegociatorët e dialogut ose negociatorët, nuk e kanë për qëllim përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve, qoftë rrethanave politike, qoftë një motivi që na sjellë marrëveshjen përfundimtare”.

Mobi Casa

“Sa do që munden ta shtyjnë procesin, do ta shtyjnë dhe në këtë moment nuk e shoh një vullnet pozitiv as nga qytetarët në veri. Ky është fakt i keq, ndoshta por është fakt. Në këtë moment jam skeptik për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, ka thënë Rashiq