Fundamenti

Rashica, ylli i së ardhmes në futbollin botëror

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Yjet e së ardhmes në futboll, mund të vini bast se një prej tyre do të jetë edhe Milot Rashica. Opinion ky që vjen nga e përditëshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që në suplementin e saj të përjavshëm ka bërë një përzgjedhje të 50 futbollistëve nën 20-vjeç, që do të jenë nesër në elitën e futbollit Botëror, përcjell Supersport.al.

Përzgjedhja është bërë sipas një metode të ngjashme me atë të draftit të NBA dhe mes emrave tashmë të njohur në arenën Botërore si Donaruma i Milanit, Halilovic që është blerë nga Barça dhe është huazuar te Gijon, apo Koman, është dhe emri i Milot Rashicës. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të 21-vjeçarëve përfshin në këtë mënyrë Shqipërinë në hartën globale të yjeve të rinj të futbollit.

Profilin e përshkrimit të 19-vjeçarit nga Vushtrria, “Gazzetta” e nis me ngacmimin, “Një Europian si titullar me De Biasin? Është e mundur!” duke e përkufizuar më pas Rashicën si një anësor sulmi i paparashikueshëm, i cili kalon gjithmonë kundërshtarin në duelet një për një dhe i pëlqen të orientohet drejt qendrës dhe të shpikë.

Mobi Casa

Sprintin dhe rezistencën e Rashicës e vlerëson të nivelit të parë, ndërsa thekson se i feston golat në Eredivisie me shenjën e shqipes, në nder të Shqipërisë.

Një tjetër vlerësim ky për futbollistin që ka shpërthyer këtë sezon në Eredivisie me Vitessen duke shënuar 7 gola deri më tani në kampionatin holandez.

Rashica që aktualisht është i dëmtuar dhe pritet të qëndrojë 3 javë jashtë fushe, pak ditë më parë ishte protagonist i një interviste për faqen holandeze “Nos.nl”, në të cilën shprehu dëshirën për të qenë pjesë e Shqipërisë në Europian, duke deklaruar se ai është gati nëse trajneri e thërret.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.