United Hospital

Rashica vlerësohet lartë pasi me asistimin e tij shpëtoi Bremenin nga humbja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Edicioni i ri në Bundesliga ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Milot Rashicën.

Sulmuesi nga Kosova nuk e ka nisur ndeshjen si titullar, por është futur nga banka rezervë për ta shpëtuar Bremnin nga humbja.

Werder Bremen ishte nikoqir i Hannoverit dhe po pësonte humbje 0-1, pasi mysafirët shënuan 15 minuta para fundit të ndeshjes.

Por ishte sulmuesi nga Kosova, Milot Rashica që asistoi bukur për Gebre Selasien që barazoi shifrat në 1-1 dhe shpëtuan Bremenin nga humbja në start të edicionit të ri.

Rashica ishte inkuadruar në lojë në minutën e 52-të në vend të kapitenit Max Kruse.

Fundamenti

E falë asistimit ndaj Hannoverit, Rashica është vlerësuar lartë nga mediat gjermane.

Lojtari me notën më të lartë ka qenë Gebre Selasie me notën (7,8), ndërsa Rashica është vlerësuar me (7,2).

Në javën e ardhshme Bremeni do të luaj në udhëtim te Frankfurti dhe Rashica pritet të jetë titullar pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Hannoverit.

Forma e mirë e Rashicës me klubin e tij është lajm i mirë edhe për trajnerin e Kosovës, Bernd Challandes që pritet ta grumbullojë vushtrriasin për ndeshjet e shtatorit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.