Rashica transferohet në Serie A
Milot Rashica, mesfushori i Kosovës dhe Vitesses, gjatë verës mund të transferohet në Napoli.
Sipas Calciomercato.com, drejtuesit e Napolit vazhdojnë të interesohen për mesfushorin vushtrrias, Milot Rashicën.
Ekipi nga Serie A e sheh yllin e Kosovës si pasardhës të Jose Callejónit, i cili mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit, përcjell Express.
Rashica, i cili po shkëlqen në Holandë, ka kontratë me Vitessesn deri në verën e viti 2020, përcjell Express.
Por, më herët është raportuar se për Rashicën interesim ka shfaqur edhe Roma e Lazio /Express/


