RCCOLA

Rashica si Messi, vjen me një asist të mrekullueshëm

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Milot Rashica e ka rikrijuar pasimin e Lionel Messit për Luis Suarezin në ndeshjen e Barcelonës kundër Manchester Unitedit, që i kishte lënë tifozët e futbollit të mahnitur nga argjentinasi.

Milot Rashica e rikrijoi pikërisht atë pasim të vështirë, duke e asistuar golin e parë të Werder Bremenit në ndeshjen kundër Freibugut.

RCCOLA

Me këtë gol të shënuar nga Davy Klaassen, e të asistuar nga Rashica, Werder Bremeni është duke fituar me rezultat 1:0.

Për momentin, Rashica e ka vlerësimin më të lartë nga lojtarët në fushë, 7.7, nga Sofascore.