Eko Higjiena

Rashica rikthehet në skuadrën e Werderit për ndeshjes e së shtunës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica do të rikthehet në skuadrën e Werder Bremen për ndeshjen e kësaj fundjave për herë të parë pas gati dy muajve, pasi është riaftësuar plotësisht nga lëndimi i kofshës.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Rashica – i cili ishte buzë kalimit në Bayer Leverkusen në çastet e fundit të afatit kalimtar të verës së kaluar – e lëndoi muskulin e kofshës më 1 dhjetor në një seancë stërvitore me Werderin, raporton Gazeta Express.

Ai u rikthye në stërvitje në fillim të këtij muaji dhe tani duket i gatshëm për të luajtur, ka konfirmuar shefit i Werderit për Futbollin Profesionist dhe Vëzhgimin e Talenteve, Clemens Fritz.

“Miloti është kandidat për të luajtur kundër Augsburgut”, tha Fritz

“Ne jemi të lumtur se ai është shënosh e mirë përsëri dhe se ai mund të stërvit. Shpresojmë se ai do t’i kthejë cilësitë e veta në fushë sa më shpejt”, shtoi ai.

FIDANISHTJA

Sulmuesi vushtrrias ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, të cilat ia kanë kufizuar në vetëm pesë numrin e paraqitjeve për Werderin deri tani.

Ai mungoi në fillim të sezonit shkaku i lëndimit të gjurit dhe më vonë si pasojë e dëmtimit muskulor.

Rashica e kishte lënduar kofshën gjatë një dueli në një ndeshje përgatitore në ushtrimet e 1 dhjetorit.

Ylli kosovar ishte larguar nga stërvitja me makinën e stafit mjekësor të skuadrës gjermane. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.