FIDANISHTJA

Rashica pritet të largohet nga Werderi, klubi gjerman gati ta zëvendësojë me një tjetër futbollist shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremen gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli nga Kosova ishte pjesë e shumë spekulimeve në dy afatet e fundit kalimtare, por në fund dështoi transferimi i tij.

Aston Villa, Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Leeds United, Wolfsburg, Monaco, Milan e Napoli ishin disa nga skuadrat që u interesuan për transferimin e tij.

Megjithatë Werder Bremen nuk u kënaq asnjëherë me ofertën dhe pritet që në verë ta shes Rashicën.

Klubi gjerman tanimë ka gjetur zëvendësuesin e vushtrriasit dhe ai do të jetë një futbollist tjetër shqiptarë, i cili është Sead Haksabanovic.

Sead Haksabanovic sa ishte pjesë e West Ham United

FIDANISHTJA

21-vjeçari është shqiptar i lindur dhe rritur në Suedi, me baba nga Tuzi dhe nënën nga Mitrovica, por pasi qëluajti për grupmoshat e shtetit skandinav, në fund vendosi ta përfaqësojë Malin e Zi.

Aktualisht sulmuesi anësorë luan tek Norrkoping në Suedi ku në katër ndeshjet e para të Kupës shtetërore ka shënuar pesë gola dhe ka bërë një asistim.

Në vitin 2017 Haksabanovic iu bashkua West Ham Unitedit, derisa karrierë ka bërë edhe te Malaga.

Gjithsesi mediumi ‘fussballtransfers’ ka raportuar se Werderi është gati të shpenzojë rreth pesë milionë euro për afrimin e shqiptarit në Bundesliga.

Në anën tjetër, klubi gjerman synon që nga shitja e Rashicës të fitojë mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.