Eko Higjiena

Rashica po i bën “kahre” në Bundesligë, por i heshtur me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në dy ndeshjet vendimtare të Kosovës në kualifikimet për Euro 2020 sytë e të gjithëve ishin te Milot Rashica, ku duke e parë formën e jashtëzakonshme që po kalonte me ekipin gjerman, Werder Bremen “Dardanët” ishin ë sigurt që rruga e shpëtimit ishte vetëm ai.

As ndaj Çekisë e as ndaj Anglisë, vushtrriasi nuk tregoi as për së afërmi atë çka e tregon në Bundesligë.

Në 9 ndeshje të zhvilluara këtë sezon me Werder Bremenin, “raketa” kosovare ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke qenë protagonist pothuajse në çdo ndeshje që ka luajtur, shkruan Indeksonline.

ARKATANA

Rashica kishte asistuar apo shënuar në 4 ndeshjet e fundit radhazi ku kishte 3 gola dhe dy asiste e që jepnin shpresa që do jetë pika kyqe e “Dardanëve” dhe do na dërgonte menjëherë në Euro 2020.

Por, ai ishte i heshtur me Kosovën. Madje në 6 ndeshjet e fundit të Kosovës, Rashica as nuk ka asistuar as nuk ka shënuar fare gol, duke llogaritur edhe ndeshjen me Gjibraltarin ku nuk luajti fare.

Ndeshja e fundit kur ai kishte shënuar është 10 qershori i këtij viti ndaj Bullgarisë, ku shkëlqeu dhe dhuroi edhe gol edhe asist./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.