Mobi Casa

Rashica: Nuk i kam arritur ende limitet e mia, dua të arrij më shumë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollisti kosovar ka folur për sezonin aktual me Werder Bremenin, por edhe për karrierën e tij, duke insistuar se ende nuk i ka arritur limitet e mundësive të tij.

Milot Rashica e kaloi një sezon fantastik me Werder Bremenin, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar ka shënuar 11 gola në pjesën e dytë të sezonit dhe një tjetër në atë të parë, për ta kompletuar një sezon të mrekullueshëm.

Mirëpo, vushtrriasi insiston se nuk e ka arritur ende maksimumin e karrierës.

Ai është i bindur se limitet e tij janë larg dhe është i bindur se mund të arrijë më shumë.

Uji Dea

“Pasi kisha vështirësi në fillim, tash jam i kënaqur. Por, do të doja ta arrinim objektivin edhe me klubin”, është shprehur 22 vjeçari për uebfaqen zyrtare të klubit pas fitores 2:1 ndaj Leipzigut.

“Mirëpo, ende nuk ka marrë fund asgjë. Unë dua të arrij shumë në karrierën time. Do të punoj shumë për këtë”, ka përfunduar Rashica.

Interesim për të ka shfaqur Leipzigu, por Werder Bremen është i vendosur ta mbajë atë gjatë në ekip.

Rashica është futbollisti më në formë i Përfaqësueses së Kosovës dhe pritet të japë kontribut të madh në ndeshjet e qershorit me Malin e Zi (7 qershor) dhe Bullgarinë (10 qershor), në kualifikimet e Evropianit 2020. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.