UBT

Rashica nga sezoni i ardhshëm te superklubi evropian

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica po bën mirë te Vitesse dhe kjo ka bërë që ai të tërheqë vëmendjen e disa klubeve, ndërkohë që në lidhje me ofertat ndaj tij, është menaxheri i tij Altin Lala, ai që saktëson se ka interesime të shumta, teksa tregon edhe emrat e disa prej skuadrave.

“Në fakt ka shumë interesime, ka shumë klube që e vëzhgojnë dhe natyrisht gjithçka është në dorën e Vitesses. Megjithatë, Miloti nuk do të nxitohet dhe mendoj se është në të mirë të tij të shkojë në një klub ku të vazhdojë të rritet, të mësojë dhe të luajë”.

Eco Higjiena

“Ka oferta nga shumë kampionate, edhe Anglia e Gjermania, edhe nga Holanda, ku Ajaxi dëshironte ta blinte që në janar, ndërsa tani interesohen edhe Feyenordi e PSV-ja, por siç e thashë, duhet kujdes dhe pak durim”.

“Ajaxi një zgjedhje e mirë? Ajaxi është një klub perfekt për të rinjtë. Edhe financiarisht mund ta kënaqë Vitesen, sepse duhet pasur parasysh që ofertat brenda Holandës janë ndryshe nga ato prej Anglisë, për shembull, por Ajaxi është një emër i madh, që mund të ofrojë edhe lojtarë në këmbim, apo një përqindje në rastin e rishitjes”, ka deklaruar Lala në një intervistë të gjatë të dhënë për “Sport Ekspres”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.