KKVITI

Rashica në Serie A

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Milot Rashica mund të transferohet në Serie A gjatë verës. Gianni De Biasi ka këshilluar vushtrriasin që të transferohet te Napoli. E përditshmja sportive italiane, Corriere dello Sport konfirmon interesimin e Napolit për talentin shqiptar, Milot Rashica.

Kurse, edhe Gianni De Biassi e ka këshilluar ekipin nga San Paolo ta transferoj ish anëtarin e Vushtrrisë. Sipas strategut italian Rashica ka karakteristika të njëjta me Callejonin

Këshillat e De Biasit janë dhënë sepse Napoli po e vëzhgon me kujdes situatën e Rashicës. Skuadra e Elseid Hysajt kërkon përforcime në repartin ofensiv dhe talenti shqiptar do t’i përshtatej më së miri skemave që përdor trajneri Sarri.

United Hospital

Deri në këtë pjesë të sezonit, Rashica numëron 7 gola dhe 6 asistime në 25 ndeshje me Vitessen. Drejtuesit e Napolit kanë mbetur të befasuar nga talenti i 19-vjeçarit, e madje po mendojnë të bëjnë tentativën e parë për ta blerë.

Rashica kërkohet edhe nga Tottenham e Everton në Angli, Ajax e PSV në Holandë dhe Galatasaray në Turqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.