Rashica në formacionin e javës

Milot Rashica vazhdon me suksese. Kësaj radhe sulmuesi nga Kosova është përfshirë në ekipin më të mirë të javës në Holandë. Ai shënoi golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Camburit në udhëtim.
Portali holandez ‘voetbalprimeur.nl’ e ka përshirë sulmuesin e përfaqësueses së 21-vjecarëve të Shqipërisë në formacionin e javës, duke i rezervuar edhe një paragraf ku shkruhet se Rashica edhe gjatë fundjavës së kaluar ishte shumë i saktë dhe arriti të realizonte golin e tij të shtatë në këtë sezon të Eredivisie./albinfo/