RCCOLA

Rashica: Ndaj Bullgarisë tentojmë vetëm tri pikë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Milot Rashica është deklaruar para ndeshjes me Bullgarinë që zhvillohet më (10 qershor) nga ora 20:45.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se ata janë të përqendruar për ndeshjen ndaj bullgarëve, duke thënë se i dëshirojnë vetëm tri pikë.

“Si çdo ndeshje, edhe këtë ndeshje do të tentojmë ti fitojmë tri pikë. Atmosfera është e mirë, do të ishte edhe më e mirë nëse do të kishim fituar ndeshjen e fundit”, ka thënë fillimisht Rashica.

Fundamenti

“Por, prapë se prapë jemi të përqendruar te ndeshja me Bullgarinë dhe e dimë se nuk do të jetë lehtë, por besoj se do të japim maksimumin dhe do të mundohemi t’i fitojmë tri pikë”, “Mungesa e Zenelit? Normalisht të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm si Arbëri, si Valoni si Hekuranit apo Herolindit”.

“Jemi në fund të edicionit dhe lëndimet mund të vijnë papritur, por ne do të futemi në çdo ndeshje futemi në përqendrimin më të madh dhe nuk mendoj se asnjëri prej neve hyn duke menduar nëse do të lëndohet. Të gjithë hyjmë në fushë për ta dhënë maksimumin”, ka theksuar Rashica.