FIDANISHTJA

Rashica mund të luajë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica ka zhvilluar një stinor të jashtëzakonshëm me Werder Bremenin në futbollin gjerman.

Ylli i Kosovës ka shkëlqyer me gola vendimtar e asistime fantastike për bashkëlojtarët e tij gjë që ka ngritur edhe vlerën në tregun e transferimeve.

Ka qenë gjiganti mediatik gjerman Sport Bild që ka raportuar se RB Leipzig mund të jetë skuadra e ardhshme e Rashicës.

Leipzig do të luajë në grupet e Ligës së Kampionëve edicionin e ri dhe pritet të mbesin pa sulmuesin kryesor Timo Werner, derisa e shohin Rashicën si zëvendësuesin adekuat të gjermanit.

Ka qenë drejtori i Werderit, Frank Bauman që ka thënë se janë në dijeni për interesimet e skuadrave të tjera, por beson se më e mira është për Milotin qëndrimi në këtë klub.

Mobi Casa

“Jemi në dijeni për interesimin e skuadrave të tjera për Rashicën. Ai ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe është e natyrshme që ka interesime”.

“Miloti është duke u ndjerë mirë këtu dhe të gjithë jemi të mendimit se duhet të qëndrojë për tu rritur edhe më shumë”.

“Gjithsesi do të jetë koha ajo që do të tregojë nëse do të largohet apo do të qëndrojë edhe për një vit që të luaj dhe të vijnë oferta edhe më të mira”, u shpreh Bauman.

Rashica iu bashkua Bremenit vitin e kaluar për një shumë prej shtatë milionë euro, derisa tani vlera e tij sillet rreth 25 milionë.

Në 29 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Rashica ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.