United Hospital

Rashica mund ta zëvendësojë Suarezin te Barcelona

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Afati kalimtar i verës tashmë ka marrë një dimension tjetër, ku paratë më nuk janë më një problem për ekipet e mëdha.

Një prej ekipeve që po shpenzon në transferime është edhe skuadra spanjolle e Barcelonës, e cila po kërkon të përforcohet pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediumit, “sport360”, Milot Rashica është në radarin e klubit katalunas dhe mund të transferohet te kataluansit.

Sulmuesi i Werder Bremenit në këtë formë do ta zëvendësonte sulmuesin Luis Suarez, i cili sezonin e kaluar nuk ishte në nivelin e duhur si vite më parë.

ARKATANA

Mediumi e përshkruan reprezentuesin e Kosovës si lojtar “aspak të qetë” duke vrapuar në të gjithë fushën dhe e gjen veten shpesh para portierëve.

Sa i përket ngjashmërive me sulmuesin Luis Suarez, mediumi i lartpërmendur thotë se hapi i paparashikueshëm i driblimeve dhe guximi për ta praktikuar atë në zona të ngushta është një veçori që i takon të dyve. Stili i ekzekutimit të gjuajtjeve të lira është një tjetër cilësi që i bashkon dy sulmuesit.

Ndryshe, futbollisti ynë ka kontratë të vlefshme me klubin gjerman deri në vitin 2022 gjersa, sipas transfermarkt.de, kartoni i tij kushton 20 milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.