UBT

Rashica lë prapa Xhakën dhe Shaqirin, futbollisti më i vlefshëm shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Talenti i Werder Bremenit, Milot Rashica, është vlerësuar nga Transfermarkt si lojtari me vlerën më të madhe nga lojtarët e Kosovës, Shqipërisë, si dhe lojtarët e Kombëtareve të tjera që kanë prejardhje shqiptare.

Që prej vitit 2015 kur doli nga Kosova në Evropë për të luajtur futboll, vlera e Milot Rashicës në treg është rritur vazhdimisht, falë formës së mirë që ai ka shfaqur me ekipin kombëtar të Kosovës dhe me klubet e tij – fillimisht Vitesse e tani ne Bundesliga te Bremeni.

Paraqitjet e mira të Rashicës bëjnë që ai të ketë ngjallur interesim të madh nga disa klube të mëdha evropiane, nga Anglia dhe Italia.

Megjithatë, për ta marrë Rashicën, klubet duhet të bëhen gati t’i hapin arkat.

Ai është lojtari më i vlefshëm shqiptar, duke lënë prapa edhe Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Thomas Strakoshën.

Hidromorava

Ai vlerësohet 28 milionë euro, derisa kulmin e arriti në dhjetor, duke kapur vlerën e 35 milionë eurove.

Xhaka rednitet pas Rashicës, ai vlerësohet 24 milionë euro dallim i madh me vlerën që kishte në vitin 2018 kur ishte në super formë, 50 milionë euro.

Edhe Shaqiri, për shkak të formës jo të mirë, i ka rënë vlera, ai vlerësohet 16 milionë euro, kulmi ishte në dhjetor të vitit 2018, duke u vlerësuar 25 milionë euro.

Më shumë se Shaqiri vlerësohet Thomas Strakosha. Ai ka vlerën 20 milionë euro. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.