Uji Dea

Rashica: Kualifikimi në Euro 2020 do të ishte arritja më e madhe për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ylli kosovar synon ta sigurojë kualifikimin me “Dardanët” në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve. Ai i ka përshkruar ndjenjat që i përjeton me Verdhekaltrit dhe ka folur edhe për tifozët kosovarë.

Milot Rashica është i fokusuar për momentin tek ekipi i tij, Werder Bremen, me të cilin po bën paraqitje mbresëlënëse.

Por, në mendjen e tij nuk ka se si të mos jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Pas dy muajsh, “Dardanët” i pret një ndeshje jetike me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.

Përmes ndeshjet që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen eventuale ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.

Dhe, vushtrriasi shprehet optimist se trupa e Bernard Challandesit do të kalojë mirë në muajin mars.

“Për ne, kualifikimi në Evropian do të ishte gjëja dhe e arritura më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për uebfaqen zyrtare të Werder Bremenit.

FITORJA

23 vjeçari e ka kujtuar edhe ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës ndaj Finlandës, në kualifikimet e Botërorit 2018, vetëm pak muaj pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Atë takim, ai e konsideron si të paharrueshëm dhe vërtet historik.

Rashica po ashtu iu ka treguar gjermanëve se kudo që shkon, ekipi kombëtar i Kosovës i ka prapa tifozët, por edhe mbarë popullin kosovar.

“Kudo që shkojmë, të gjithë na vijnë pas. Njerëzit mbesin në rrugë pasi stadiumet janë shumë të vogla për ne. Një stadium më i madh do të ndërtohet, sepse kapaciteti i stadiumit aktual nuk e përballon kërkesën e lartë të tifozëve. Është një çmenduri”, ka përfunduar Rashica.

Kosova e bëri një kampanjë të shkëlqyeshme në kualifikimet e Euro 2020, por përfundoi në pozitën e tretë në Grupin A, prapa Anglisë e Republikës Çeke, që ishte e pamjaftueshme për t’u kualifikuar direkt.

Tash, Rashica me shokë do të mundohen ta shfrytëzojnë Planin B për ta prekur ëndrrën evropiane. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.