Hidromorava

Rashica kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren shqiptare

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një ditë më parë ishte nga lojtarët më të mirë në “Elbasan Arena” në ndeshjen që Shpresat e Shqipërisë barazuan pa gola ndaj Greqisë, ndërsa mbrëmjen e së premtes ai zbriti në stadiumin “Ernst Happel” për t’u stërvitur, për herë të parë me kombëtaren e madhe kuqezi.

Milot Rashica është lojtari më i ri i kombëtares shqiptare. Edhe pse nuk do të luajë në ndeshjen miqësore ndaj Austrisë, ai është stërvitur në stadiumin “Ernst Happel” i diferencuar nga grupi, por në krah të Erion Bogdanit, bomberit të kombëtares sonë, që tashmë është ndihmës trajneri i ekipit, shkruan Top Channel.

Uji Dea

Rashica është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Vitessen në Holandë, ku paraqitjet e tij i tërhoqën vëmendjen edhe trajnerit De Biasi që nuk nguroi ta ftojë në kombëtare.

20-vjeçari nga Vushtria pritet të debutojë me kombëtaren në miqësoren e 29 marsit, ku Shqipëria do të luajë ndaj Luksemburgut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.