Fundamenti

Rashica kërkohet nga Dortmund, por ka një klauzolë interesante me Werderin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Largimi i pashmangshëm i Jadon Sancho nga Borussia Dortmund në verë, ka bërë që këta të fundit të fillojnë kërkimin për zëvendësimin e tij.

Në krye të listës është ylli kosovar Milot Rashica – i cili aktualisht luan për Werder Bremen.

Rashica është shndërruar në lojtarit kryesor të Werderit për t’i ndihmuar ekipit të tij në luftën për mbijetesë, përcjell lajmi.net.

Por nga vera me shumë gjasë 23-vjeçari do të ndërrojë skuadër, me Verdhezinjët që kërkojnë me çdo kusht shërbimet e tij.

Fundamenti

Anësori nga Vushtrria ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2022, derisa ka një klauzolë blerje tejet interesante.

Rashica mund të largohet nga Werder nëse ndonjë klub (i huaj) jashtë Gjermanisë ofron 38 milionë euro, ashtu siç shkruhet edhe në kontratën e tij.

Pra, mbetet të shihet nëse këto dy skuadra do të arrijnë një marrëveshje pasi sa i përket kontratës do të ishte mjaft e vështirë. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.