UBT

Rashica: Kemi dhënë maksimumin, faleminderit Albert Bunjaku

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albert Bunjaku nuk do të jetë më trajner i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa lojtarët kanë vazhduar të shkruajnë për të.

Sulmuesi anësor i Kosovë, Milot Rashica ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në Facebook për të bërë një postim.

Rashica ka folur për kualifikimet të cilat Kosova i mbylli me një pikë të fituar pas 10 ndeshjeve.

Talenti vushtrrias ka thënë se ai dhe shokët e skuadrës kanë dhënë maksimumin në ndeshjet e Kosovës.

Albert Bunjaku është falënderuar nga shumica e lojtarëve për atë që ka bërë për Përfaqësuesen e Kosovës
“Të gjithë e dimë se rezultatet nuk janë ashtu siç i kemi pritur ne dhe e gjithë Kosova, por ju siguroj se unë dhe bashkëlojtarët e mi kemi dhënë maksimumin. Ndeshje pas ndeshje jemi bërë më të fortë duke iu treguar të gjithëve se shumë shpejt do të jeni krenar me ne”.

FIDANISHTJA

“Është vetëm viti i parë dhe ne sapo kemi filluar rrugëtimin tonë. Faleminderit Dardanëve dhe gjithë atyre që na përkrahën pa marrë parasysh rezultatet”.

Milot Rashica duke festuar një gol me fanellën e klubit të tij Vitesse
Në fund Rashica ka folur edhe për trajnerin Albert Bunjaku të cilin e ka falënderuar.

“Dhe në fund, faleminderit Albert Bunjaki, njeriu që ka dhënë gjithçka nga vetja për përfaqësuesen e Kosovës. Gjithmonë do të mbahesh mend si trajneri i parë historik, Kosova dhe historia e saj nuk do të ju harrojnë asnjëherë”, ka shkruar Milot Rashica në Facebook.

Ndeshjen e radhës Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvilloj më 13 nëntor në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.