GRANDEMALL

Rashica ka humbur vendin te Norwichi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për Milot Rashicën.

Ylli kosovar nuk ka qenë lojtar i rëndësishëm i Norwich Cityt, të paktën në fillim të edicionit të ri.

Vushtrriasi në fakt ka përfunduar në bankinë në dy ndeshjet e fundit të Championshipit anglez.

Pa dyshim, ky është një lajm i hidhur për futbollistin, i cili në Premierligë ishte një titullar i padiskutueshëm.

E mediat angleze kanë nisur të spekulojnë se prapa këtij “injorimi” mund të qëndrojë një largim i mundshëm i lojtarit nga “Canaries”.

Mobi Casa

Pas përfundimit të sezonit të kaluar nuk besohej se ish-futbollisti i Werder Bremenit do të pranonte të luajë në nivelin e dytë të futbollit anglez.

Në fillim të verës u spekulua për një rikthim të tij të mundshëm në Bundesligë, por në fund nuk pati asgjë konkrete.

E tash, kur kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në përfundim të afatit kalimtar të verës, kanë nisur të shtohen zërat për një largim të mundshëm të përfaqësuesit kosovar nga Norwichi për t’u transferuar në një ekip që luan në elitë të njërës prej ligave më të forta evropiane.

Rashica ishte i pafat pasi në dy sezonet e fundit, ekipet ku luajti ai, ranë nga liga.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.