ARKATANA

Rashica: Jam i gatshëm të luaj në cilëndo pozitë dhe ta jap maksimumin për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Milot Rashica është i gatshëm të japë maksimumin e tij për Kosovën në cilëndo pozitë në fushë që ia kërkon trajneri.

Anësori i Werder Bremenit foli të martën në një konferencë për media para ndeshjes miqësore të Kosovës kundër Danimarkës, e përcaktuar të luhet të enjten në “Fadil Vokrri”, duke e vlerësuar atë si ndeshje shumë të rëndësishme për “Dardanët” për ta parë se ku qëndrojnë ata në raport me Kombëtaret e mëdha, raporton Gazeta Express.

Rashica u pyet rreth pozitës së tij në Kombëtare dhe asaj në klubin e tij Werder Bremen, në një konferencë në Prishtinë pas stërvitjes me verdhekaltrit.

ARKATANA

Ai këmbënguli se nuk ka rëndësi pozita në fushë për të, pasi është i gatshëm të luajë kudo që e cakton Bernard Challandes.

Pozita e parapëlqyer e 22-vjeçarit është anësor i majtë, edhe pse kohëve të fundit ka luajtur si qendër sulmues te klubi gjerman, në ekipin kombëtar zakonisht është aktivizuar si anësor i djathtë.

“Nuk kam folur deri tani më Challandes [për pozitën në fushë]. Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin pavarësisht pozitës. Dallojnë pozitat me atje [Bremen], jam duke luajtur si qendër sulmues, por taktikat ndryshojnë por unë jam i gatshëm te luaj edhe në tjerat pozita”, tha vushtrriasi. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.