UBT

Rashica i lumtur për golin e parë në ‘Fadil Vokrri’: Kishim ndeshjen nën kontroll, ndaj Zvicrën ndeshje jo e lehtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje kishte pesë shënues të ndryshëm, duke e nisur me Fidan Alitin, ndërsa pas tij shënuan edhe Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.

Rashica ka folur pas ndeshjes duke thënë se është shumë i lumtur për golin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi më parë nuk kishte arritur të gjente rrjetën në këtë stadium.

“Ma në fund erdhi goli, është pak për t’u çuditur se kam luajtur shumë ndeshje këtu. Jemi që tri-katër ditë me trajnerin e ri, na duhet pak më shumë kohë, me video e analiza për ta kuptuar filozofinë dhe lojën që kërkon trajneri”.

Uji Dea

“Besoj që sonte e kemi pas ndeshjen në kontroll”.

“Zvicra? Normal, besoj që ka me qenë një ndeshje jo e lehtë, sepse do të luajnë kundër një kundërshtari të fortë. Dihet se në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe në stadium do të ketë shumë tifozë tanë”, ka thënë Rashica.

Kosova ndeshjen miqësore të radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër së Zvicrës në Zurich. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.