UBT

Rashica: Fitore e merituar, i dedikohet gjithë Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Milot Rashica ka folur pas fitores së Kosovës në udhëtim te Bullgaria në kuadër të ndeshjes eliminatore për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në udhëtim te Bullgaria me rezultat të ngushtë 3-2, por është fitore e madhe pasi erdhi me rikthim.

Kjo fitore e ka bërë të lumtur njërin nga shënuesit e Kosovës, Rashicën, i cili tha pas ndeshjes se kjo fitore ishte e merituar dhe i dedikohet gjithë Kosovës.

Mobi Casa

“Si çdo ndeshje dhe në këtë ndeshje i patëm raste. Arritën të kthehemi pas disavantazhit dhe goli në minutat e fundit e bëri edhe më të mirë këtë fitore”, ka thënë fillimisht Rashica pas ndeshjes.
\
“Goli i dytë e rriti motivin tonë dhe ia dolëm ta marrim fitore”.

“Kjo fitore mendoj se është e merituar dhe fitoren e merituam edhe ndaj Malit të Zi. Kjo fitore është për gjithë Kosovën”, përfundoi vushtrriasi. /Telegrafi/