Fundamenti

Rashica e preferon Liverpoolin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ylli kosovar i Werder Bremenit dëshiron të luajë në klubin anglez, i cili merr pjesë rregullisht në garat evropiane

Milot Rashica pritet të largohet nga Werder Bremeni gjatë verës që vjen.

Mesfushori kosovar është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë.

Mediumi “Deich Stube” shkruan se futbollisti ofanziv i krahut mund të transferohet në Premierligë, përcjell Gazeta Express.

Interesim për përfaqësuesin kosovar kanë shfaqur Liverpooli dhe Southamptoni në Angli.

Fundamenti

Mirëpo, 23 vjeçari do ta preferonte më shumë transferimin në “Anfield Road” pasi dëshiron të luajë rregullisht në garat evropiane.

Tek Sothamptoni, ai do ta kishte të garantuar vendin e titullarit, ndërsa në Liverpool s’do të kishte punë të lehtë për ta arritur këtë.

Rashica vlerësohet nga 35 deri në 40 milionë euro dhe për këtë shifër Werder Bremeni mund ta shesë gjatë verës.

Në Liverpool, ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses shihet si zëvendësues i Xherdan Shaqirit, i cili pritet të largohet nga “Të Kuqtë” në fund të sezonit.

Werder Bremeni po kalon momente të vështira këtë edicion dhe Rashica do të mundohet ta shpëtojë ekipin aktual, para se të largohet nga Gjermania. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.