UBT

Rashica: Dua të luaj në Euro 2016

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Milot Rashica, ylli i Vitesses, shpreson të marrë një ftesë nga Gianni De Biasi për Euro 2016.

Mesfushori vushtrrias, Milot Rashica është ftuar nga Gianni De Biasi për dy ndeshjet miqësore ndaj Austrisë dhe Luksemburgut pas paraqitjeve të mira me Vitessen në Holandë. Por, para se t’i bashkohet Kombëtares A, ish lojtari i Vushtrrisë do të luaj me ekipin U21 të Shqipërisë në ndeshjen ndaj Greqisë.

“Jam shumë i lumtur për ftesën. Shpresoj që të shkoj atje, të kaloj sa më mirë dhe të jap të gjithë maksimumin tim për të gjitha këto ndeshje me Kombëtaren. Për momentin jam i përqendruar me ekipin Shpresa. Jo vetëm për mua por, për të gjithë ne është një ndeshje shumë e rëndësishme. Synimi është të bëjmë një ndeshje të mirë dhe pse jo të fitojmë. E më pas kur të shkoj në Kombëtaren e madhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë edhe aty”, ka deklaruar ai

HW

Ëndrra e madhe e Rashicës është pjesëmarrja me Shqipërinë në Kampionatin Europian. Djaloshi nga Vushtrria e ka të qartë se duhet të vazhdojë sezonin fantastik, për të shpresuar te ftesa nga De Biasi.

“E kam thënë edhe më parë, që ajo është një ëndërr e imja, por trajneri është ai që vendos. Unë do të vazhdoj të jap maksimumin, si me Shpresat, ashtu edhe me Vitessen. Shpresoj ta mbyll një sezon shumë të mirë. Për atë nuk i dihet, është trajneri ai që vendos”, ka theksuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.