Rashani: Kosova në evropian, kulmi i karrierës sime

/ 1 minutë lexim

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani mezi pret rikthimin në fanellën e Kosovës. Ai në një bisedë për mediet norvegjeze ka thënë se është i gatshëm kurdo që kërkohet ndihma e tij për “Dardanët”, derisa është i bindur që Kosova do ta prek kualifikimin.

“Me Kosovën i kam disa ndeshje të mira dhe kam shënuar disa gola. Edhe pse nuk kam luajtur shumë, mendoj se e kam dhënë kontributin tim. Ata minuta që kam luajtur, kam dhënë maksimumin”, deklaroi Rashani për mediat norvegjeze, duke shtuar.

Mobi Casa

“Jam shumë i lumtur që po mund të kontribuoj për vendin tim. Është një ndjenjë speciale të luash ndeshje ndërkombëtare. Shpresojmë që të rifillojmë sa më shpejt të luajmë me ekipin kombëtar. Jemi vetëm dy lojë afër kualifikimit në Evropian. Do të ishte momenti i ngritjes së karrierës sime”, ka përfunduar Rashani i cili aktualisht është pjesë e skuadrës norvegjeze, Odd. /Zeri.info