FIDANISHTJA

Rashani: Kemi ardhur në Gjeorgji për të arritur rezultat pozitiv

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, është paraqitur sot në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Gjeorgjisë, shkruan Zeri.info.

Futbollisti më në formë për momentin te Kosova, tha se ai dhe gjithë futbollistët tjerë janë gati për ndeshjen e nesërme.

“Unë personalisht jam në formë të mirë. Kam ardhur në këto ndeshje pas një forme të mirë te Clermont. Të gjithë futbollistët në ekipin tonë janë gati për këtë ndeshje. Kemi ardhur në Gjeorgji për të arritur rezultat pozitiv dhe do të japim maksimumin për të arritur një gjë të tillë” – tha fillimisht 28-vjeçari.

LEXO EDHE: Challandes për ndeshjen me Gjeorgjinë: Kemi kualitete të përafërta, por unë besoj te këta futbollistë dhe padyshim që synojmë maksimumin

Mobi Casa

Tutje, Rashani u pyet nga gazetarët edhe për formën e mirë që po kalon te Clermont në Francë, pasi në katër ndeshje ka shënuar tre gola dhe një asistim.

“Absolutisht Liga e Francës është njëra ndër ligat më të forta dhe jam i lumtur me ndeshjet e para që kam zhvilluar. Megjithatë, tani i tërë fokusi im është te Kosova” – u shpreh Rashani.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Kosovës do të zhvillohet në “Batumi Arena”, nga ora 18:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet në Botërorin “Katar 2022”. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.