Rashani i lumtur me golat dhe skuadrën e re
Elbasan Rashani është emri më i përfolur në Norvegji ditëve të fundit falë het-trikut të shënuar.Ylli i Përfaqësueses së Kosovës realizoi tre gola në ndeshjen mes Rosenborg dhe Kristialsund në fitoren 7:3 të ekipit të tij.
Rashani erdhi në Rosenborg nga Brondby, ndërsa ka folur për faqen e klubit rreth golave të shënuar.
Ai është shprehur i lumtur me ndeshjen e zhvilluar, golat dhe stilin që ka Rosenborgu.
“Te Brondby luanim ndryshe, mendonim më shumë për fazën mbrojtëse dhe luaja shpesh me shpinë nga porta kundërshtare”.
“Te Rosenborgu luhet 4-3-3, skemë ideale për mua, që pëlqej të luaj i avancuar nga krahët, nuk ka rëndësi majtas apo djathtas”.
“Jam i lumtur me golat dhe me gjithçka që është këtu. Shpresoj të vazhdojmë me formë të mirë”, deklaroi Rashani. /Telegrafi/


