Eko Higjiena

Rapuca: Qeveria e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nazmi Rapuca, ish drejtor në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari thotë se gjashtë motokultivatorë, të paraparë për fermerët gjilanas, iu dhanë fermerëve të Parteshit. Për këtë dështim Rapuca fajëson Lutfi Hazirin.

Nazmi Rapuca është ndier keq kur motokultivatorët e paraparë për Komunën e Gjilanit kanë shkuar në komunën fqinje në Partesh. Dhe për këtë neglizhencë ai e fajëson qeverisjen e Lutfi Hazirit, raporton rajonipress.

“Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunën e Parteshit, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kanë përfituar një projekt, përmes të cilit për fermerët e të dy komunave, janë blerë 11 motokultivatorë me pajisje përcjellëse (rimorkio, frezë etj.) gjysma e të cilëve sipas marrëveshje do tu takonin fermerëve gjilanas. Me ndërrimin e pushtetit, në drejtorinë e Bujqësisë në vend të drejtorit Rapuca, kryetari Lutfi Haziri emëroi koordinator Vaid Aliun, për shkak të neglizhencës së të cilit, komuna e Parteshit me 11.01.2014, u shpërndau fermerëve të vet edhe 6 kultivatorët e Komunës së Gjilanit” ka sqaruar Rapuca.

Uji Dea

Rapuca tha se një kultivator i tillë paraqet një vend pune. “Kështu pushteti i ri i komunës së Gjilanit humbi 6 vende të reja të punës. Me rastin e dorëzimit të mandatit, dhjetëra herë e kam porositur koordinatorin Vaid Aliu, që të përshpejtojë procedurat për të tërhjekur, sa më parë, kultivatorët që i takonin komunës sonë sepse e kisha parandjenjën se mund t`i merrnin të gjithë Parteshi” shton Rapuca.

Sipas tij një gjë e tillë do të kishte ndodhur edhe vitin e kaluar (2012), sikur të mos ishte këmbëngulësia ime, me ç’rast ne i patëm përfituar 7 nga 13 kultivatorë sa ishin të paraparë me projekt për të dy komunat.

“Shumë fermerë gjilanas, do t’u kenë besuar premtimeve boshe të Lutfi Hazirit, i cili gjatë fushatës, premtonte se për bujqësi, çdo vit, do të ndante një buxhet prej një milion e gjysmë euro. Kush do që ka pak njohuri për buxhetin e komunës e din se një gjë e tillë është e pa mundur. Nëse mund t`i besohet fjalës së urtë e cila thotë “dita e mirë shihet në mëngjes” atëherë vaj halli për bujqit dhe bujqësinë gjilanase” ka ironizuar Rapuca./rajonipress/