GRANDEMALL

Rapuca : Mbrojtja e pyjeve dhe mjedisit projekt nacional

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nazmi Rapuca drejtor i bujqësisë në Gjilan thotë për rajonipress se jemi komuna që më së miri e kemi gjendjen në pylltari. Rapuca thotë se gjatë vitit 2012 nga zjarri, pjesërisht, janë dëmtuar 716.80 ha pyje. Këto sipërfaqe kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, por nuk janë shkatërruar plotësisht.

Nazmi Rapuca tha se në vitin 2012 janë pyllëzuar 20 ha sipërfaqe të zhveshura. “Kaq sipërfaqe pyllëzohen çdo vit në komunën tonë, por ky projekt duhet të jetë më i madh, pasi me këtë intensitet do të na duhen 15 vjet për të pyllëzuar sipërfaqet që tashmë janë të zhveshura” tha Rapuca.

Projekti i pyllëzimit duhet të ketë karakter nacional dhe në të, të përfshihen të gjitha shtresat e shoqërisë (nxënësit, studentet, ushtarët, qytetarët, shoqatat etj.)

ARKATANA

Nazmi Rapuca thotë se brengosë fakti që viteve të fundit janë shtuar rastet e zjarreve, të cilat po gëlltisin sipërfaqe të tëra pyjore. “Ne jemi duke bërë ruajtjen e pyjeve, nga prerja ilegale, me sakrifica të mëdha, mirëpo jemi të pa fuqishëm para zjarreve. Për shmangien e zjarreve dhe në rast shpërthimi, për shuarjen e tyre, duhet të angazhohet e tërë shoqëria. Përpjekjet tona duhet të përqendrohen në prevenimin e tyre, pasi që shuarja e zjarreve në pyje është shumë sfiduese, pos tjerash edhe për shkak të pamundësisë së qasjes së zjarrfikësve me teknikë për shuarjen e zjarreve”.

Përndryshe Rapuca thotë se në vitin 2012, janë shënuar rezultate inkurajuese në fushën e bujqësisë gjilanase. “Janë dhënë shumë subvencione e grante për fermerët nga ministria e bujqësisë, komuna dhe donatorët. Shprehur në vlerë monetare këto ndihma kalojnë shumën prej një milion eurosh. Gjithashtu fermerët janë mbështetur edhe me përkrahje profesionale nga ekspertët e drejtorisë, të Ministrisë dhe ndërkombëtarë” tha ai.

Rapuca tha se ky angazhim institucional dhe kriza ekonomike i ka detyruar qytetarët, sidomos fermerët që t`i qasen më seriozisht bujqësisë, duke i shtuar kapacitetet e fermave të tyre, duke investuar në mekanizim dhe duke aplikuar teknologjitë e reja të prodhimit. “Kështu çdo ditë kemi ferma të reja, rritje të rendimentit dhe cilësisë së prodhimit. Kohëve të fundit në bujqësi po investojnë edhe qytetarë të cilët kurrë më parë nuk janë marrë me bujqësi. Gjithashtu kemi disa raste, kur biznesmen të ndryshëm që kanë arritur rezultate në lami të tjera (tregti, ndërtim, hoteleri etj.), kapitalin e tyre po e investojnë në bujqësi. Pra nga biznesmenët, bujqësia shihet si një opsion më i mundshëm për krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës” tha në fund Rapuca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.